Ja si vjedhin këpucë dy burra në një dyqan të Prishtinës (Video)
Dy burra hyjnë fillimisht në një dyqan këpucësh në kryeqytet. Pasi shikojnë rrotull, njëri nga ta piketon një palë këpuca që duhet t’i ketë.

Lajme
Derisa vëmendja e shitësve shpërqendrohet nga disa myshteri, burri fut njërën këpucë nën pallton e tij dhe del jashtë.
Mirëpo, problemi është se njëra pa tjetrën nuk i duhet. Po ‘miku’ i tij kujdeset që ta kenë edhe këpucën tjetër. Për fatin e këtyre dy burra këpuca tjetër ishte afër derës, që hynë shpejt dhe e merr duke e realizuar ‘misionin’.
Pamjet në vazhdim që i ka siguruar Indeksonline janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqanit “Guliver”, në Prishtinë.
