Ja si u krijua Paul Walker në mënyrë digjitale për ‘Furious 7’

Është një arritje e madhe që krijuesit e Furious 7 ishin në gjendje që të vazhdojnë dhe ta kompletojnë serinë e 7-të të filmit, madje edhe pas vdekjes së njërit prej karaktereve më të rëndësishëm.

Fun

27/03/2015 19:28

Skenat finale të Paul Walker në këtë film raportohet se janë bërë aq mirë sa që ju do të mendoni se ato ishin filmuar para vdekjes së tij.

Universal ka refuzuar të tregojë për truket që ata kanë përdorur në mënyrë që ta ‘sjellin në jetë’ karakterin e Walkerit, transmeton Lajmi.net.

Por, thuhet se kompania e Peter Jackson – Weta Digital – me efektet e saj vizuale kishte për detyrë që ta përfundojë punën në mënyrë perfekte.

Kjo lloj metode është përdorur edhe në të kaluarën, duke përdorur kompozicionin 2D. Studio e efekteve vizuale The Mill në Londër, kishte ndihmuar në krijimin e aktorëve në filmin Gladiatori dhe Sopranot, pasi që disa karaktere kyqe në këta filma kishin ndrruar jetë.

Në ditët e sotme, ekziston një teknologji që është në gjendje të krijojë aktorët tërësisht origjinal në 3D, ngjashëm siç është bërë me reklamën e Johnny Walker, ku është futur Bruce Lee.

Bëhet e ditur gjithashtu se Caleb Walker ndihmoi në disa pjesë të filmit Furious 7, si një zëvendësim i trupit të vëllait të tij të ndjerë, pasi që ata kanë përmasat e njëjta trupore dhe në mënyrë që Paul Walker të shfaqet në film sa më origjinal, transmeton Lajmi.net.

Screen-Shot-2015-03-26-at-10.58.56

Ndryshe, filmi pritet të jetë një përfundim emocional, dhe njerëzit mezi po presin që ta shohin atë. Furious 7 do të shfaqet në kinematë e Britanisë së Madhe duke filluar nga 3 prilli.