Ja si u inspirua Bin Ladeni për sulmet e 11 shtatorit

Osama Bin Laden kishte nisur planifikimet për realizimin e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, pasi ishte “inspiruar” nga një diskutim për mundësinë e përplasjes së një avioni në SHBA, pasi kishte dëgjuar për një aksident ajror ku të vdekur kishin mbetur 217 njerëz, pretendon Al-Kaida në revistën e saj javore “al-Masrā”.

Bota

03/02/2016 21:58

Al-Kaida ka publikuar një artikull duke pretenduar të tregojë storien e padëgjuar që qëndron prapa komplotit të 11 shtatorit, ku të vrarë kishin mbetur më shumë se 3,000 njerëz në Qendrën Botërore Tregtare te Kullat Binjake, transmeton kp.

Sipas këtij artikulli, aksidenti i vitit 1999, vetëm dy vite para sulmit terrorist në SHBA, kur një avion i “EgyptAir Flight” ishte rrëzuar në Oqeanin Atlantik derisa fluturonte nga Los Angjelosi drejt Kairos, duke lënë 217 të vdekur, ishte një ndër inspiruesit kryesor që Bin Ladeni më vonë të organizoj sulm terrorist.

Përkundër dyshimeve nëse ai aksident ajror ishte i qëllimshëm ose jo, Bin Ladeni nuk ishte interesuar edhe aq shumë në motivet që kishin çuar në aksidentin fatal, por filloi të mendoj për një strategji të re që sulmet terroriste të jenë më efikase dhe më masive.

Pasi që kishte dëgjuar për këtë aksident , Bin Ladeni, pretendon “al-Masra”, kishte pyetur: “Pse nuk e përplasën avionin drejt ndërtesave?”