Ja si të mësoni se kur dikush ka humbur virgjërinë

Hulumtimi më i ri ka zbuluar që ekziston mënyra mjaft e sigurt, mënyra shkencore, që në ç’moshë dikush për herë të parë ka bërë seks.

Fun

25/10/2016 01:47

Mund të besoni ose jo, çasti kur dikush ka humbur virgjërinë varet shumë nga gjenet, transmeton Telegrafi.

Duke studiuar dallimet në strukturën e ADN-së të rreth 380.000 njerëzve, shkencëtarët janë bindur që me siguri goxha të mjaftueshme mund të përcaktohet.

Natyrisht, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë të cilët ndikojnë që dikush të fillojë lidhjen seksuale – si p.sh. edukata, bindjet fetare, presoni i rrethit ku jeton, madje edhe stabiliteti i vetë personit.

Megjithatë, nga gjenetika nuk mund të shmangemi shumë. Pikërisht, nga seksi.

Ekspertët e plakjes reproduktive, nga Cambridge, John Perry dhe Ken Ong, konstatojnë që komponenti trashëgues bën 25 për qind të ndikimit në zgjedhjen e kohës për seksin e parë.

Është zbuluar që shumica e djelmoshave dhe e vajzave marrëdhënien e parë seksuale e kanë mesatarisht në moshën 18-vjeçare.

Kjo shpjegohet me gjene të caktuara, të cilat saktësisht në çastin e caktuar të jetës ndikojnë në lirimin e hormoneve gjenitale. Fjala është për momentin kur dikush hyn në pubertet. Mirëpo, nuk ndodh kjo te të gjithë në të njëjtin moment.

Personat të cilët kanë variantin e gjenit CADM2, më herët fillojnë jetën e tyre seksuale dhe zakonisht kanë më shumë fëmijë. Mirëpo, këta njerëz megjithatë kanë prirje që të bien edhe në situata të rrezikshme.

Versioni i gjenit MSRA është i lidhur me personat të cilët jetën e tyre seksuale e fillojnë më vonë se mesatarja, është zbuluar që këtë grup më së shpeshti e përbëjnë edhe personat flokëkuq dhe ata që kanë pikla në lëkurë.