Ja si shqiptarët kontrollojnë prostitucionin në Milano (Video)

Shqiptarët kontrollojnë një pjesë të mirë të prostitucionit në Itali. Emisioni i Italia 1, “Le Iene” ka bërë një investigim në Pavia dhe Siziano në Milano, ku shqiptarët janë drejtuesit e këtij "biznesi" fitimprurës.

Lajme

27/10/2015 10:44

“Kam dalë në rrugët e Milanos, dhe në këto rrugë provinciale, çdo ditë shoh me dhjetëra vajza shqiptare që prostituojnë. Çdo 100 metra sheh një prostitutë, të cilat të japin përshtypjen se dikush i detyron të dalin në rrugë, por nuk është ashtu siç duket”, shprehet gazetari, Luigi Pelazza.

Gazetari duke u shtirur si një klient, zbulon se për të kaluar një orë me prostitutën në një nga motelet e zonës, kushton 80 euro.

Ai bisedon me një vajzë shqiptare e cila punon si prostitutë për të mësuar më shumë.

Vajza zhvishet sapo mbërrijnë në motel, ndërkohë që gazetari i thotë që të bisedojnë.

Gazetari: Sa fiton në muaj mesatarisht’?

Vajza: 10000

Gazetari: Ku i çon kaq shumë para?

Vajza: I dërgoj në Shqipëri, ndërsa një pjesë ja dorëzoj tutorit

Shqiptarja që punon si prostitutë tregon gjithashtu se i duhet të paguajë 1 mijë euro në muaj për vendin në rrugë.

Vajza paguan ‘qira’ për zonën ku ushtron profesionin dhe këtë pagesë ia kryen po një shqiptari.

Zbulimi i radhës çoi në faktin se ky zinxhir drejtohej vetëm nga shqiptarë.

YouTube player