Ja si shkon Ronaldo në stërvitje (Foto)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka publikuar një fotografi ku shihet para veturës luksoze Rolls Royce Phantom, duke u nisur për në stërvitje.

Sport

04/03/2015 12:22

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i përshëndeti tifozët e tij para se të nisej në stërvitjen e sotme të gjigantit spanjoll.

Dhe, ai këtë e bëri në një mënyrë të veçantë duke bërë një fotografi para veturës së tij luksoze, Rolls Royce Phanton, me vlerë prej 225 mijë funte.

Luks se jo mahi, por i natyrshëm në futbollin modern ku yjet e mëdhenj përfitojnë mbi 1 milion euro në muaj.