Ja si reagojnë meshkujt kur të dashurat e tyre ngacmohen në rrugë |VIDEO|

Kjo video është një eksperiment social, por të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se gjëra të tilla ndodhë të shohim çdo ditë, dhe mund të ndodhë që edhe ne të gjendemi në situata të tilla. Pra kjo video është në mesin e shumë të tjerave të cilat paraqesin realitetin e tmerrshëm të ngacmimit në rrugë, por si do të ndiheshit nëse kjo i ndodhë ndonjë personi që ju e dashuroni?!

Fun

29/07/2015 09:40

‘Cosmopolitan’ e shfaqi videon e eksperimentit social, para meshkujve – video ku të dashurat e tyre ngacmoheshin përderisa ecnin rrugëve të Nju Jorkut. Secila nga tri femrat që ecnin rrugës së tyre ishin ngacmuar madje edhe me zë shumë të lartë me fjalë si “Shiko çfarë çmimi” , apo “do t’i bëja masazhë këmbëve tuaja”.

Shikojeni videon ku edhe pse të dashurit e tyre janë të vetëdijshëm për atë që ndodhë, ata tmerrohen – madje edhe zemërohen, kur e shikojnë se sa të frikshëm dhe agresiv mund të jenë ngacmuesit. Një nga ta tha: ‘Kjo është e tmerrshme, PO – dhe këta njerëz janë të frikshëm’, kurse tjetri sapo e sheh një burrë që fillon t’i shkojë pas të dashurës së tij, fillon të bërtas “Kjo është e neveritshme, kthehu dhe shih punën tënde.” – Por pra, të gjithë ne ashtu ndihemi. E kjo video i shtohet listës së gjatë të eksperimenteve të tilla të cilat vazhdojnë të jenë shumë aktuale me qëllim që të gjithë ne të jemi të vetëdijshëm për shumë probleme e në këtë rast për ngacmimin në rrugë. /lajmi.net

YouTube player