Ja si priten pemët në qytetin e Pukës (VIDEO)

Nuk ka të ndalur masakra ndaj mjedisit në Shqipëri.

Lajme

08/02/2016 23:47

Këto pamje të publikuara sot nga faqja satirike “Jeta osh qef” në “Facebook” vijnë nga Puka, përcjell Shekulli.

Videoja sjell momente gjatë prerjes së pemëve ndanë rruge, duke ia pakësuar këtij qyteti hapësirat e gjelbra.

Aty ku deri tri javë më parë lartoheshin bredhat mbuluar nga bora, sot shtrihen trungjet e prera me motosharrë.

Pamje të trishta, që dëshmojnë edhe një herë marrëdhënien armiqësore që shqiptarët kanë krijuar me natyrën.

Puke