Ja si mund të kthehet Gjykata Speciale prapë në Kuvend

Ish-Kryeministri Hashim Thaçi nuk është dorëzuar pas mos-votimit të ndryshimeve kushtetuese për Gjykatën Speciale, duke paralajmëruar edhe tentimin e radhës.

Lajme

26/06/2015 20:05

Por, si mund të kthehet në Kuvend Gjykata Speciale, sqaron për Indeksonline Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik, që mbikëqyr edhe punën e Kuvendit të Kosovës.

“Realisht rregullorja nuk ka përcaktuar mënyrë të kthimit të njëjtës çështje. Kjo i bije një praktik e re dhe një rifillim procedurash. Fillimisht qeveria të propozoj amendamentet kushtetuese dhe prapë të procedohen në Kuvend. Eventualisht me ndryshimet e amendamenteve dhe me plotësimet tjera atëherë po. Rregullorja e kuvendit nuk parasheh kthimin e një çështje që konsiderohet e votuar, e përfunduar”, tha ai