Ja si duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Sport

10/11/2019 18:36

Gjilani barazoi me Drenicën me rezultat 1-1, ndërsa këtë gabim nuk arriti ta shfrytëzoj Ballkani i cili barazoi me Trepçën’89.

Pavarësisht kësaj gjilanasit mbesin liderë me 31 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Drita me 28 pikë, e ndjekur nga Prishtina me 27 pikë. /Lajmi.net/