Ja si duket Pogradeci pas përmbytjeve (FOTO)

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë të gjithë Shqipërinë ditën e djeshme, kanë përmbytur disa zona në qytetin e Pogradecit.

Lajme

11/10/2015 14:23

Më problematike paraqitet lagja numër 1 tek “1 Maji”, ku i gjithë blloku i pallateve është mbytur nga uji.

Mediet lokale parashikojnë dëme kolosale në vlerën e 300 milionë lekëve. Kështu, është përmbytur një magazinë me produkte ushqimore me vlerë 200 mijë euro, janë përmbytur disa automjete me vlerë 100 mijë euro, janë mbytur të gjitha magazinat me materiale të ndryshme frigoriferë dhe pajisje të tjera shtëpiake në çdo bodrum pallati.

Televizioni “SOT7” raporton se një familje kishte ngecur në banesë si pasojë e ujërave po në këtë lagje. Shtabi i emergjencave është jo funksional pasi asnjë mjet nuk ka dalë në terren për të menaxhuar situatën, shkruan shekulli, transmeton lajmi.net.

pogradec2

pogradec3

pogradec4

pogradec5

pogradec6

pogradec7