Ja si duken alienët që jetojnë mes nesh, rrëfen shkencëtari (Video)

Shkencëtari amerikan, dr. Boyd Bushman, i cili dikur ka punuar në të ashtuquajturën Zona 51 (bazë ushtarake në Nevadën jugore, ekzistenca e së cilës është mohuar një kohë të gjatë) ka thënë se alienët jetojnë mes nesh. 

Bota

29/10/2014 23:51

Ai pak para vdekjes së tij ka folur për karrierën e tij dhe përvojat në Zonën 51, për nevoja të incizimit të një filmi dokumentar, duke treguar se jashtëtokësorët jetojnë në mesin tonë.

“Shumë amerikanë kalojnë 24 orë në ditë duke hulumtuar fluturake jashtëtokësore. Përpiqemi të mësojmë nga ata”, ka thënë ish eksperti nga Zona 51, me ç’rast ka pranuar të përshkruajë edhe pamjen e jashtëtokësorëve. Lami.net transmeton se sipas fjalëve të tij, ata mund të ndahen në dy grupe.

Sikurse në një fermë bagëtish, ekziston grupi që kujdeset për bagëtinë, derisa të tjerët janë hajna. Të parët janë shumë më miqësorë dhe angazhohen për marrëdhënie më të mira ndërmjet njerëzve”, ka thënë dr. Bushman pak para vdekjes së tij, duke shtuar se jashtëtokësorët janë të gjatë rreth 1.5 metra.

Përveç kësaj, ai ka thënë se sytë dhe hundët e tyre dallojnë nga ato të njerëzve, por ka shtuar se edhe ata kanë nga pesë gishta në këmbë dhe duar.

“Një apo dy nga ata janë të vjetër rreth 230 vjet”, është rrëfyer dr. Bushman, transmeton lajmi.net. Me këtë rast ai ka zbuluar se të paktën 18 prej tyre bashkëpunojnë me qeverinë e SHBA-ve dhe manipulojnë me stabilimente të ndryshme, si dhe që mund t’iu lexojnë mendimet njerëzve.

“Janë në gjendje të bisedojnë me njerëz me anë të telepatisë”, ka sqaruar eksperti amerikan nga Zona 51, duke thënë në fund se jashtëtokësorët janë të veshur me pantallona me tregerë, në mënyrë që të mund të kapen kur qëndrojnë në ajër.

Rrëfimin e tij mund ta shihni në këtë video që zgjat gati 33 minuta.

(lajmi.net)