Ja si do të duket formacioni i Chelsea me Pulisic

Chelsea ka finalizuar marrëveshjen me Borussia Dortmund për transferimin e Christian Pulisic, i cili është dërguar menjëherë në huazim te skuadra gjermane deri në fund të sezonit.

Sport

02/01/2019 19:12

Reprezentuesi amerikan, edhe pse vetëm 20 vjeçar, konsiderohet një nga transferimet më premtuese në Premierligë.

Pulisic nga sezoni tjetër, pritet të ketë një vend të rëndësishëm në formacionin e Sarrit te Chelsea.

20 vjeçarit do t’i besohet faza e sulmit, së bashku me Eden Hazard dhe Pedro Rodriguez, përcjell ‘lajmi.net’.

Se si mund të duket formacioni i Chelsea me Pulisic, mund ta shikoni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/