Ja si diskriminohet gjuha shqipe në Preshevë (Foto)

Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Preshevës “Fenix”, Bilall Maliqi, nëpërmjet një postimi në facebook ka kritikuar diskriminimin e gjuhës shqipe në këtë komunë të Republikës së Serbisë, e banuar me shumicë shqiptare.

Lajme

20/01/2016 14:13

Ai ka postuar një faturë të Ndërmarrjes “Moravica”, e cila është e shkruar vetëm në gjuhen serbe, transmeton lajmi.net.

“Për cilin avancim të të drejtave të shqiptarëve flasin qeveritarët, dhe për cilën arritje politike flasin liderët politik në Preshevë, kur komuna jonë është e populluar me mbi 95% shqiptar, e faturat i ofrohen qytetarëve vetëm në gjuhën serbe si kjo tani e Ndërmarrjes “Moravica” në Preshevë”, shkruan Maliqi.

presheva

“Kjo është vetëm njëra nga faturat që po ua prezantojmë. Kjo faturë ka mundur bile në dy gjuhë të jetë, në mos vetëm në gjuhën shqipe. Tani shtrohet pyetja ku qëndron faji dhe kush duhet bartur përgjegjësi”, deklaron Maliqi. /lajmi.net