Ja Shqipëria e vitit 1973, përmes objektivit të një kamere italiane (Video)

Në YouTube është postuar një video e rrallë e vitit 1973 e filmuar nga një familje italiane e cila kishte kaluar pushimet në Shqipëri.

Lajme

27/09/2014 22:00

Video tregon arritjen në aeroport me një aeroplan jugosllav, plazhin e Durrësit, Tiranën, Krujën…

Personi që e ka postuar videon në YouTube thotë se ka qenë bashkë me vëllain Vittorio dhe me prindërit Rosanna (1939 – 1985) dhe Romano (1935 – 2004), transmeton Tetova Neës.

Ata pastaj kanë vizituar edhe Malin e Zi dhe Dubrovnikun ku gjithashtu kanë bërë filmime të qytetit. Në Dubrovnik është filmuar qyteti vjetër dhe plazhi.