Ja shënimi që la Kerry në librin e përshtypjeve (Foto)

13:15 | 14 Shkurt 2016

John Kerry / arkiv

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka lënë mbresat e tij më të mira për mikpritjen në  Tiranë.

Në librin e përshtypjeve, që ndodhet në bibliotekën e Kryeministrisë shqiptare, ai shkruan:

“Faleminderit popullit shqiptar për pritjen jashtëzakonisht zemërgjerë në vendin tuaj të bukur. Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për miqësinë tonë. Shqipëria është një aleate e shkëlqyer e NATO-s. Një partner në luftën kundër ekstremizmit dhe një mike e shkëlqyer.Përshëndetjet më të përzemërta, John Kerry”.

shenimi