Ja se si Tottenham mund të luajë nën urdhrat e Santo me Pjanic dhe dy transferime tjera të mëdha

Trajneri Nuno Espirito Santo është zgjedhur si trajneri i ri i Tottenhamit, por gjithçka mund të ndryshojë në skuadër për edicionin tjetër.

Sport

05/07/2021 17:05

Sulmuesi Harry Kane dëshiron largimin dhe Spurs ndoshta duhet të bëjnë disa ndryshime për edicionin tjetër, transmeton lajmi.net.

E ardhmja e anglezit nuk do dihet para se të përfundojë “Euro 2020”, me Manchester Cityn shumë të interesuar.

Në rast të largimit, Tottenham synon ta zëvendësojë me Haris Seferovic, që shkëlqeu me Zvicrën në “Euro 2020”.

Tottenham gjithashtu është në bisedime me yllin e Italisë, Lorenzo Insigne.

Insigne ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Napolin dhe ka vëmendjen e klubit londinez dhe Barcelonës.

Nuno dëshiron gjithashtu ta përforcojë edhe mesfushën me Tottenham që do blerjen e Miralem Pjanic nga Barcelona.

Boshnjaku e ka mundësinë të largohet si agjent i lirë dhe Tottenham synon disa përforcime.

Ndërkohë, ja si mund të jetë formacioni i Tottenham për edicionin 2021-22.

Lloris; Tomiyasu, Sanchez, Davies; Doherty, Pjanic, Hojbjerg, Reguilon; Son, Insigne; Seferovic./Lajmi.net/