Ja se si i vë flakën shtëpisë së një familjeje të shurdhër (Video)

Një piroman i droguar, është kapur nga kamerat e sigurisë duke derdhur benzinë mbi shtëpinë e një familjeje të shurdhër, derisa ata ishin duke fjetur, shkruan “Mirror”.

Fun

06/10/2015 12:53

Në një video të postuar në internet, i identifikuari si Michael Douglas shihet duke derdhur benzinë mbi shtëpi, derisa bashkëpunëtori i tij pa u menduar dy herë e ndez shkrepësen dhe i vë flakën shtëpisë, transmeton lajmi.net.

Por sipas raportit të policisë, Douglas ishte paguar nga dikush që të kryej këtë sulm në Allerton Bradford. Sipas prokurorit Giles Grand, Douglas kishte pranuar 1,400 funte për të kryer këtë akt të shëmtuar që i kushtoi shtrenjtë. (lajmi.net)

YouTube player