Ja se ç’përjetoi familja Fejzullahi dje në Kumanovë

Një pjesëtare e familjes Fejzullahi nga Kumanova ka treguar për tmerrin e mëngjesit të djeshëm, kur janë rrethuar, bastisur e më pas edhe arrestuar nga policia maqedonase.

Lajme

10/05/2015 13:24

Bleona Fejzullahi i ka rrëfyer Klan Kosovës ankthin e përjetuar nga ajo dhe familja e saj.

“Kemi qenë të rrethuar nga policia maqedonase, kishte britma të fëmijëve, trauma e ankth nga ne, pas orës 11:00 u larguan dhe morën me vete 9 anëtarë të familjes: Samet Fejzullahi(48), Mehmet Fejzullahi(48), Fikrie Fejzullahi(38), Shejnaze Fejzullahi (41), Leotrim Fejzullahi (19), Ilirid Fejzullahi-18, Artizana Fejzullhi(18)”, ka thënë Bleona.

Pas mbajtjes 15 orëshe femrat e familjes policia i kishte lëshuar, por jo edhe burrat, të cilët ende po mbahen, ka treguar ajo.

Të prangosur janë edhe disa anëtarë të familjes së ngushtë Fejzullahi.

“Të prangosur janë edhe Liman, Murat, Isa, Bejtulla e Teuta Latifi”, ka treguar Bleona.

Ata ende mbeten në polici dhe nuk dihet se çfarë po ndodh me ta.