Ja sa vlen rezidenca e Ibrahim Rugovës

Në deklarimin e pasurisë së saj, deputetja Teuta Rugova ka deklaruar edhe pasurinë e trashëguar dhe të përbashkët të familjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Lajme

01/06/2015 23:30

Ajo ka deklaruar edhe shtëpinë që familja Rugova e ka, e që e ka llogaritur në vlerë 1.5 milion euro. Po ashtu, të deklaruar deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës e ka edhe banesën prej 68 metra katroreve e që e ka vlerësuar me 68 mijë euro, raporton Indeksonline.

Teuta ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 25 mijë eurove.

Pos pagës si deputete, Teuta Rugova ka deklaruar edhe 2100 euro që i marrin nga Presidenca si dhe një pagë prej 400 eurove që e merr në LDK.