Ja sa vizitorë i pati pishina e Gërmisë që nga hapja (Video)

Që nga hapja më 11 korrik e deri më sot, pishina e Gërmisë ka pasur rreth 17 mijë vizitorë.

Lajme

19/07/2015 23:29

Sipas mbikëqyrësve të Pishinës, vetëm të dielën deri në mesditë kanë qenë rreth katërmijë vizitorë.

Pensionisti Rasim Hoti, përkundër se i pëlqen rregullimi që i është bërë Pishinës, kritikon hapësirën e pamjaftueshme të gjelbërimit, raporton Tribuna Channel.

Edhe Arbnora Pasjaqa nga Prishtina e Feride Zeneli nga Vushtrria, kanë zgjedhur që këto ditë të vapës të freskohen këtu me familjet e tyre. Ndërsa, shprehen të kënaqura me kushtet që ofrohen.

YouTube player