Ja sa trofe ka fituar Messi për dhjetë vite

Lionel Messi ka arritur që për dhjetë vite karrierë me skuadrën e Barcelonës, të fitojë plotë 27 trofe.

Sport

12/08/2015 14:40

Messi padyshim që njihet si njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

Dje, ai e ndihmoi skuadrën e tij që të fitojë dhe Superkupën e Europës duke shënuar dy gola në fitoren e Barcelonës 5-4 ndaj Sevillës.

Dhe, me këtë trofe të fituar, Messi e ka dërguar në 27 numrin e trofeve të fituara në dhjetë vite karrierë te skuadra e Barcelonës.