Ja sa para iu ofruan Zidane që të kthehet tek Real Madrid

Florentino Perez ka arritur që ta bind Zinedine Zidanen që të rikthehet tek Real Madridi, vetëm 10 muaj pasi ai ishte larguar.

Sport

11/03/2019 22:00

Kjo gjë erdhi si befasi për shumë kë, por sot bordi drejtues i Real Madrid zyrtarizoi Zidanen në krye të stolit të ‘Los Blancos’.

Por, çfarë ishte ajo që e bindi legjendën franceze që të kthehet në këtë skuadër të kapluar nga kriza e rezultateve.

Britanikja ‘Independent’ shkruan se trajnerit i janë ofruar 300 milionë euro për t’i shfrytëzuar në afatin kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Besohet se dy dhuratat që Perez do t’i bëjë Zidanes janë Kylian Mbappe dhe Neymar JR të Paris Saint Germain.

Sigurisht se me këto dy transferime, Real Madrid do të shndërrohej tërësisht në një skuadër tjetër. /Lajmi.net/