Ja sa para duhet të paguajnë Reali për Man Utd nëse emërojnë Mourinhon si trajner

Pasi Jose Mourinho është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Manchester United, shumë skuadra të mëdha po e vëzhgojnë situatën e tij.

Sport

12/01/2019 08:59

Sigurisht se nuk mund të mungonte as interesimi nga Real Madrid, të cilët më parë kishin bashkëpunuar me portugezin dhe momentalisht janë në krizë të rezultateve.

Por, nëse ata duan të emërojnë Mourinhon si trajnerin e skuadrës, do të duhet t’i paguajnë Manchester United një shumë prej afër 11 milionë eurove, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Është presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez ai që po synon ta rikthejë Mourinhon në “Santiago Bernabeu”.

Pra, përveç se Reali do të fitonte cilësi me emërimin e “Special One”, do të ishin edhe “djajtë e kuq” që do t’i gëzoheshin atij emërimi, shkaku i financave. /Lajmi.net/