Ja sa mund të dënohet Whyte pasi rezultoi pozitivë në testin anti drogë

Dillian Whyte është boksieri i radhës që është ndëshkuar nga testet e anti drogës.

Sport

25/07/2019 22:45

Boksieri që pritej të mandatohej nga WBC si sfidues i titullit, ka rezultuar pozitiv në testet e anti drogës.

Britaniku kishte rezultuar pozitiv në dy substanca të ndaluara, dhe tani pritet të dënohet nga Federata Botërore e Boksit

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, boksieri mund të dënohet deri në tetë vite, transmeton lajmi.net

Dënimi me tetë vite do të thoshte edhe një lamtumirë për Dillian Whyte me boksin, pasi ai tashmë ka plot 31 vite në bagazh.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar për britanikun. /Lajmi.net/