Ja sa lehtë mund të mashtrohet një fëmijë që të shkojë me një të panjohur (Video)

Prindërit, të cilët mendojnë se fëmijët e tyre dëgjojnë këshillat e tyre që të mos u flasin personave të panjohur, mund të shokohen nga një video e postuar në Youtube.

Bota

03/05/2015 21:26

Joey Salads ka bërë një eksperiment me fëmijë, ku ai arrin që pa mund të madh t’i bind fëmijët që të shkojnë me të, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

Fillimisht ai pyet prindërit e tyre se nëse ata i kanë mësuar fëmijët e tyre që të mos u flasin e aq më tepër të pranojnë të largohen me një person të panjohur.

Ai pasi merr miratimin e prindërve, duke shëtitur një qen të vogël, i afrohet fëmijëve, të cilët i huton me qenin dhe i pyet se nëse do të dëshironin të shihnin këlysh të tjerë.

Prindërit kanë mbetur të shokuar se si fëmijët e tyre largohen me Joey Salads.

Videoja, e cila është postuar në Youtube, brenda 24 orëve ka arritur që të ketë mbi 3 miuin shikues. (lajmi.net)

YouTube player