Ja sa GB RAM do t’i ketë Samsung Galaxy S10
Tani Samsung Galaxy S10 do të dëbutojë me 12GB RAM dhe 1TB kapacitet për ruajtje.

Auto & Tek
Ky mund të jetë modeli që do të mbështesë 5G, ashtu siç është raportuar kohët e fundit si modeli i 10-vjetorit nga kompania e Koresë së Jugut, transmeton lajmi.net.
Pajisja është planifikuar të debutojë me një ekran masiv prej 6.7 inç. Është spekuluar gjithashtu që versioni S10 të vijë me gjithsej gjashtë kamera në total.
Supozimet janë që pajisja të posedojë 2 “selfie” kamera në pjesën e përparme.
Samsung mund të lancojë zyrtarisht modelin e lartë të Galaxy S10 së bashku me tre modele të tjera në një event në shkurt të vitit të ardhshëm.
Galaxy S10 thuhet të ofrohet në opsionet e ngjyrës së bardhë, zezë, verdhë dhe gjelbër. /Lajmi.net/