Ja sa duhet paguar për të hyrë në “Parkun e arinjve” në Prishtinë
Nëse planifikoni që ta vizitoni “Parkun e Arinjve” në Prishtinë, tashmë është bërë me pagesë.
Lajme
Pagesat janë ndarë në disa kategori ndërsa të hyrat nga pagesat e vizitorëve do të përdorën për sigurimin e ushqimit për arinjtë.
Në një postim në facebook “Parku i Arinjve” ka postuar kategoritë e pagesave.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:
Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e Mërkure 17 Qershor, vizitat për ne PYLLIN E ARINJVE Prishtina, do te jene me pagese.
Çmimet e biletave janë te ndara sipas kategorive:
Për te rritur: 1.50 €
Fëmije (3 – 14 vjet): 0.50 €
Familje (2 të rritur, 3 fëmijë më të rritur se 3 vjeç): 3.50 €
Nxënës: 0.50 €
Grupe prej 10 personave e më shumë: 1.00 €
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç: Pa pagese
Njerëz me nevoja të veçanta: Pa pagese