Ja sa do të paguajë Stoke për transferimin e Shaqirit

Sipas mediave italiane, Stoke City do të paguajë 19 milionë euro dhe një milionë euro tjera në bazë të sukseseve, për transferimin e Xherdan Shaqirit nga Interi.

Merkato

10/08/2015 14:26

Xherdan Shaqiri është shumë pranë transferimit nga skuadra e Interit te ajo e Stoke Cityt.

Dhe, sipas mediave italiane, ky transferim skuadrës angleze do t’i kushtojë plotë 20 milionë euro.

Stoke do të paguajë 19 milionë euro menjëherë pas transferimit, teksa 1 milionë euro tjera do të paguhen në bazë të sukseseve të lojtarit.