Ja sa do të fitojë Haaland me nënshkrimin e kontratës me Manchester Cityn

Tanimë është gjithçka zyrtare se Erling Haaland ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn dhe lojtari së shpejti do të prezantohet me fanellën e “Qytetarëve”.

Sport

10/05/2022 17:14

Futbollisti ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare (deri në vitin 2027) dhe do të përfitojë hiç më pak sesa 470 mijë euro në javë.

Norvegjezi u transferua në “Etihad Stadium” për shifrën e 60 milionë eurove nga Borussia Dortmund, transmeton lajmi.net.

21-vjeçari ka shkëlqyer me “verdhezinjtë” për aq kohë sa ka luajtur te ta, duke shënuar 85 gola në 88 ndeshje.

Lojtari konsiderohet si njëri ndër sulmuesit më me perspektivë në Evropë, pasi zotëron shumë shkathtësi që e bëjnë të duket superior ndaj gjeneratës së tij. /Lajmi.net/