Ja sa bërllog deponuan kosovarët vjet

Mbi 300 mijë tonë mbeturina janë grumbulluar në deponitë e mbeturinave legale në Kosovë për vitin 2016. Deponia ku janë grumbulluar më së shumti mbeturina është ajo në Mirash, Prishtinë.

Lajme

08/11/2017 18:15

“Në Mirash në vitin 2015 janë deponuar 104 mijë  e 739 tonë mbeturina, ndërsa në vitin 2016 janë deponuar 106 mijë e 119 tonë mbeturina”.

Kështu thuhet në “Anketa e Mbeturinave të Trajtuara 2016”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.

Në bazë të këtij raporti, pas deponisë në Mirashë, renditet deponia në Landovicë të Prizrenit, deponia në Gërmovë të Mitrovicës dhe deponia në Velekincë të Gjilanit.

“Të dhënat e mbeturinave të grumbulluara në deponit e mbeturinave: Mirash (Prishtinë) 106,119, Ferizaj (Ferizaj) 10,327, Velekincë (Gjilan) 33,547, Gërmovë (Mitrovicë) 39,547, Sferk (Pejë 37,444, Landovicë (Prizren) 72,921, Dragash (Prizren) 16,166 ndëra për deponitë e Tjera:(Dumnicë,Podujevë, Tupeq-Istog, Trokone) nuk ka ndonjë të dhënë”, thuhet në raportin e ASK-së.