Ja rekordi i madh që mbahet nga Ronaldo (Foto)

Lojtari më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo është duke e mbajtur një rekord shumë të madh në emër të tij. Ai është lojtari i parë në katër ligat e forta europiane që ka arritur në pesë sezone radhazi të shënojë më 30 ose më shumë gola.

Sport

05/03/2015 16:27

Cristiano Ronaldo është lojtari i vetëm në histori të futbollit që ka arritur të shënojë 30 ose më shumë gola në katër ligat e forta europiane për pesë sezone radhazi.

Që nga sezoni 2010-11 e deri në sezonin 2014-15 Ronaldo ka shënuar çdo herë më shumë se 30 gola.

Në vendin e dytë është David Halliday i cili një gjë të tillë e bëri për katër sezone radhazi, së bashku me Jimmy Greaves dhe Lionel Messin.

Gerd Muller, Jimmy Dunne, Arthur Chandler, Pat Glover dhe Alan Shearer janë lojtarët të cilët kanë arritur të shënojnë më shumë se 30 gola në tre sezone radhazi.

Rekordi