Ja pse u shkarkuan opinionistët e “Top Show Magazine” (Foto)

Shumë bujë e madhe u bë që në nisje të “Top Show Magazine”, pasi bëhej fjalë për dy opinionistë të rinj.

ShowBiz

14/10/2016 17:49

Sara Kapo, një imazh jo dhe aq i njohur më parë dhe Valer Kolnikaj, ish-banor i “Big Brother”, zëvendësuan Elona Duron dhe Bieta Sulon. Por për një kohë relativisht të shkurtër, “Top Show” ka marë vendimin për të zëvendësuar opinionistët.

Valeri i pyetur nga revista “Who”, u shpreh se problemi nuk qendronte as tek ai dhe as tek Sara, por dyshja thjesht nuk funksionoi.

Ndërkohë, burime nga “Top Channel” kanë treguar për “Anabel” se vendimi që u mor këtë javë, konsistonte në faktin që ata të dy s’e kishin kaluar dot provën katër-javore dhe se s’kishin funksionuar dot bashkë.

Por kush do të jenë zëvendësuesit e radhës?

Ata janë gazetari Ervin Kurti dhe moderatorja Albana Osmani. Ndonëse edhe kësaj dysheje do t’i duhet të kalojë një provë 1-mujore, përvoja e tyre premton sukses. /albeu