Ja pse Ronaldo është lojtari më i mirë në histori të futbollit
Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka thënë se klienti i tij është në mënyrë të padiskutueshme lojtari më i mirë në historinë e futbollit, dhe kjo pasi ka shënuar shumë gola edhe pse është anësor.

Sport
Të jesh anësor dhe të shënosh një numër të madh të golave siç bën Ronaldo, mjafton të shpallesh si lojtari më i mirë në historinë e futbollit, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga Jorge Mendes.
“Ai është makinë e vërtetë e gilave, ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, dhe askush nuk mund ti afrohet”, tha Mendes për Telefoot.
“Ai është anësor, në rregull? Më tregoni vetëm një lojtar i cili është anësor dhe ka shënuar vetëm 10 përqind të golave që i ka shënuar Ronaldo”, përfundoi Mendes.