Ja pse Reali e Barcelona e kërkojnë Pogban

Ylli i Juventusit, Paul Pogba, me golat e tij deri më tani gjatë këtij sezoni, ka zhbllokuar gjashtë herë rezultatin. Për këtë arsye kërkohet edhe nga Real Madrid e Barcelona.

Sport

10/03/2015 14:35

Pas 22 paraqitjesh në Serie A, si dhe angazhimeve në Ligën e Kampionëve, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka realizuar tetë gola.

Nuk janë shumë, por në ato gjashtë herë sa shënoi në Serie A, secilën herë ai e zhbllokoi rezultatin.

Andaj, duke parë rëndësinë e golave të tij, mund të arsyetohet edhe fakti se Pogba ka filluar të përmendet si përforcim i madh i Real Madridit ose Barcelonës për sezonin e ri.

Pogba e konfirmoi edhe njëherë rëndësinë e tij tek Juventus duke realizuar golin e fitores 1:0 ndaj Sassuolos të hënën mbrëma që e afroi skuadrën e tij nga titulli i kampionit në Serie A.

YouTube player