Ja pse Nicole Scherzinger u largua nga X Factor

Simon Cowell shpjegon pse Nicole Scherzinger nuk mund të jetë më pjesë e panelit të jurisë në X Factor, thotë se do të kishte përplasje mes saj dhe Cheryl Cole, anëtares së re.

ShowBiz

10/04/2014 09:06

Arsyeja pse Simon Cowell nuk e ka më në panelin e jurisë së  X Factor UK këngëtaren Nicole Scherzinger  është sepse ai mendon se ajo dhe Cheryl Cole nuk do të shkonin mirë bashkë.

Ai së fundmi në një intervistë ka thënë se i është dashur ta largojë Scherzinger pas pranimit të britanezes Cheryl Cole që të jetë pjesë e programit.

Por, Simon e ka idenë se kë e do në panel në vend të Nicole, është anëtarja e Spice Girls, Mel B, të cilin ai e pëlqen shumë dhe ka një muaj kohë që të vendosë.

Ndërsa sa i përket Louis Walsh, Cheryl ka pasur dëshirë që edhe ai të largohet, por Simon ka thënë se do ta kishte shumë të vështirë ta bënte shoun pa të.

‘Unë kam provuar të punoj pa të një herë dhe nuk më ka dalur mirë. Ai është argëtimi i programit’, ka thënë Simon për Walsh.