Ja pse ka rënë një pjesë e madhe e internetit në botë
Amazon ka treguar në një deklaratë se shërbimi i saj cloud është prekur nga një dështim i pjesshëm në platformën për hosting, duke prekur një numër të madh të shërbimeve në internet dhe shumë media.
Bota
“Ne jemi duke punuar për të rregulluar këtë problem në Amazon S3 në SHBA-në lindore”, ka thënë Amazon për shërbimin e saj për ueb faqe.
Slack, Trello, Splitwose dhe Medium janë disa ka shërbimet e internetit më të famshme që janë prekur.
Besohet se një nga qendrat e të dhënave më të mëdha të saj në Virginian veriore është përgjegjëse për këtë problem, i cili ka prekur të gjithë nga Expedia e deri te shërbimet e sigurisë së SHBA e te komisionet e këmbimit.