Ja pse është i veçantë goli i Xhakës i shënuar ndaj Fulhamit

Granit Xhaka e ka nisur me gol vitin e ri, duke shënuar për epërsinë 1:0 të Arsenalit ndaj Fulhamit.

Sport

01/01/2019 17:11

Mesfushori i Arsenalit, shënoi në minutën e 25’ të ndeshjes.

Ky gol, është i veçantë në shumë aspekte për futbollistin me prejardhje nga Kosova.

Përveç që është goli i parë i Arsenalit këtë vit, ky gol, është i pari i Xhakës i shënuar brenda zonës së rreptësisë në Premierligë.

Nga gjashtë golat e shënuara deri më tani në Premierligë, pesë prej tyre janë shënuar me goditje jashtë zonës./Lajmi.net/