Ja pse Alicia Keys heq dorë nga grimi (Foto)

Në një postim të titulluar “Koha për tu zbuluar” Alicia ka thënë se është lodhur duke u përpjekur që të jetë në përputhje me standardet idealistike të bukurisë.

ShowBiz

07/06/2016 18:33

“Nuk dua më të mbulohem. Jo fytyrën time, jo mendjen time, jo shpirtin tim, jo mendimet e mia, jo ëndrrat e mia, përpjekjet e mia, jo rritjen time emocionale.

Asgjë. Ne të gjithë arrijmë në një pikë gjatë jetës tonë (sidomos vajzat), ku ne përpiqemi për të qenë të përkryer. Është një tjetër moment kur disa nga ju e kuptojnë që të përshtatesh ose të dukesh bukur, ju nuk duhet të mbuloheni për të qenë sa më afër perfektes”, u shpreh Alicia.

Ylli ka performuar në finalen e Champions Leagues, para 380 milionë njerëzve, pa edhe një pike grim. Ajo po ashtu nuk ka vendosur fare grim për fotografitë që realizoi për revistën Vanity Fair dhe Fault.