Ja pse Adele nuk përdori telefon ‘të mençur’ në videoklipin e ri (VIDEO)

Regjisori i videoklipit tregon pse Adele nuk përdori telefon 'të mençur'.

ShowBiz

26/10/2015 12:18

Pas publikimit të këngës Hello nga Adele të premten është bërë një bujë e madhe për faktin që në videoklip Adele nuk është me një telefon ‘smart’ por me një të thjeshtë.

Menaxheri i videoklipit të saj vendosi të tregoi arsyen e përdorimit të këtij lloj telefoni.

“Nuk është diçka e madhe. Përdorimi i Iphone më bënë të ndjehem jo rehatshëm, sepse Iphone-t, laptop-ët dhe të gjitha këto elemente na kthejnë në realitet, e kjo nuk është ajo që ju dëshironi. Ju dëshironi të ikni nga jeta juaj, dëshironi të udhëtoni diku, dëshironi të keni një vizion kur e dëgjoni këngën. Ndoshta unë e bëra të kundërtën duke marrë shumë nga vëmendja juaj me përdorimin e këtij telefoni por ky nuk ishte qëllimi”, tha ai./KosovaPress

YouTube player