Ja një video që tregon se si funksionon smartfoni i palosshëm i Samsungut

Sot, në eventin e mbajtur në mëngjesin e kësaj dite, përkatësisht në San Francisko, Samsung ka lansuar pajisjet e saj.

Lajme

20/02/2019 22:38

Në mesin e pajisjeve të lansuara është edhe smartfoni që shpaloset i kompanisë të Samsung, i cili ka bërë bujë me inovacionin e tij që ka sjellë në teknologji, shkruan lajmi.net.

Për këtë pajisje, u bë e ditur se Samsung i ka vendosur një etiketë: 1.980 euro, i cili do të dalë në shitje në prill të këtij viti.

Sidoqoftë, një përdorues në rrjetin social Twitter ka shkëputur momentin kur ilustron ndryshimin nga një smartfon në tablet të kësaj pajisjeje përmes shpalosjes.

Ndiqeni atë më poshtë. /Lajmi.net/