Ja nga cila sëmundje vuante Amy Winehouse

Nëna e Amy Winehouse tregon se nga çka vuante e bija.

ShowBiz

08/01/2016 10:46

Nëna e Amy Winehouse mendon se këngëtarja mund të vuante nga sindroma “Tourette”. Sindroma Tourette (ose siç njihet ndryshe me emrin e plotë, sindroma Gilles de la Tourette) është një çrregullim që shfaqet në adoleshencë. I sëmuri përsërit veprime mekanike të pakontrolluara, flet me zë të lartë, qan dhe humb kontrollin e gjuhës.

Ylli i ndjerë në adoleshencë i ishte vënë sinonimi “Uragani Amy” për shkak të sjelljes së saj të ashpër dhe mënyrës së të folurit, por Janis Winehouse-Collin është e bindur se vajza e saj mund të ishte e prekur nga ky çrregullim nervor.

“Ajo mund të ketë qenë e prekur nga sindroma “Tourette”, pasi shpeshherë bërtiste me zë të lartë. Nuk e kemi shumë të qartë”, tha nëna e Amy.

Ajo e kujton vajzën e saj, e cila u nda nga jeta në korrik 2011, si një dhuratë nga Zoti dhe mendon se Amy ishte shumë inteligjente për t’u përshtatur me shoqërinë e saj kur ishte e vogël.