Ja mirëpritja që iu bë Torresit gjatë rikthimit në Madrid (Foto)

Para disa minutave, Fernando Torres ka zbarkuar në 'Barajas Airport' të Madridit, ku është pritur nga shumë tifozë të zjarrtë të Atletico Madridit.

Sport

30/12/2014 15:54

Fernando Torres është pritur në mënyrë të mrekullueshme në aeroport, gjatë rikthimit të tij në Madrid, më saktësisht te skuadra e Atletico Madridit.

Sulmuesi spanjoll u përshëndet me shumë tifozë që ishin të pranishëm aty, duke bërë fotografi me një numër të madh të tyre.

Përndryshe, Torres u huazua te Atletico nga skuadra e Milanit për plotë 18 muaj, teksa në fund pritet që skuadra spanjolle, të blejë kartonin e plotë të tij.