Ja me cilën këngëtare do të bëjë bashkëpunim Kallashi (Foto)

Vallëtarja e njohur Donjeta Kosumi e njohur për të gjithë si Kallashi nuk di vetëm të kërcejë.

ShowBiz

08/02/2016 22:04

Kallashi përveç vallëzimeve të nxehta që bën çdo natë në lokalin e saj, ajo ka filluar të meret edhe me muzikë, shkruan lajmi.net.

Projekti i saj i fundit muzikor ishte kënga ‘Nana dimri’ e cila u publikua me 30 Dhjetor 2015.

Kallashi me sa duket ka filluar punën për projektin e saj më të ri që sipas fotografisë së postuar nga ajo, do të jetë në bashkëpunim.

Këngëtarja që do të këndojë bashkë me Kallashin në duet është Xhesika Ndoj, e cila u përfol shumë kohëve të fundit për propozimet që i ka marrë nga deputetët shqiptarë./lajmi.net.

A photo posted by LÅDŸ (@kallashi_lady) on