Ja kush do ta zëvendësojë Edona Vatocin në Festivalin e RTSH-së (Foto)
Këngëtarja Edona Vatoci në bashkëpunim me stafin e Festivalit të RTSH-së ka vendosur që të tërheqet nga gara në këtë festival.
ShowBiz
Arsyeja se përse këngëtarja është tërhequr nga gara ka të bëj me faktin se kënga e saj me emrin ‘Mirëmëngjes’ është kënduar jooficialisht në një emision disa kohe më parë dhe në në version shumë më ndryshe nga versioni i planifikuar për festivalin e RTSH-së, shkruan lajmi.net
Padyshim se ajo do duhej të zëvendësohej nga një tjetër konkurrent.
E faqja zyrtare në Facebook e këtij festivali ka bërë të ditur se Edona është zëvendësuar me këngëtarin Xhejni Lito i cili do ta këndojë këngën “Pritja”.
Kujtojmë se fituesi/ja i/e këtij festivali përfaqeson Shqipërinë në Eurosong!/lajmi.net