Ja kush janë të nominuarit për çmimet Oscar 2015

Edhe një muaj kanë mbetur deri tek gala mbrëmja e ndarjeve të çmimeve Oscar për këtë vit. E tashmë janë përzgjedhur të nominuarit që do jenë prezent në këtë mbrëmje e që disa nga ta edhe do shpërblehen...

ShowBiz

15/01/2015 17:05

Në kategorinë e aktorëve më të mirë listohen Steve Carell me rolin e tij tek filmi Foxcatcher, pastaj Bradley Cooper në filmin American Sniper, Benedict Cumberbatch ku luan tek The Imitation Game, Michael Keaton në Birdman or (The Unexpected Virtue of Ignorance) si dhe Eddie Redmayne tek filmi The Theory of Everything.

Kurse në listën e femrave bëjnë pjesë aktoret Marion Cotillard në filmin Tëo Days, One Night, Felicity Jones tek The Theory of Everything, Julianne Moore në filmin Still Alice, Rosamund Pike tek Gone Girl, dhe Reese Witherspoon në filmin Wild.

Nga bota kinematografike veçohen Birdman or (The Unexpected Virtue of Ignorance) The Grand Budapest Hotel Ida Mr. Turner dhe Unbroken.

Filmi i katërt i sagës ‘Transformers’ kryeson nominimet për filmat më të këqinj të vitit. Filmi me regji të Michael Bay dhe protagonist kryesor Mark Ëahlberg është nominuar për 7 çmime “Razzie”, e kundërta e çmimeve Oscar.

‘Transformers – Age of Extinction’ konkuron për regjisorin më të keq, skenarin më të keq, aktorin joprotagonist më të keq dhe kastin më të keq përveç të tjerash.

Disa nga aktorët e famshëm që janë nominuar janë Charlize Theron dhe Seth McFarlane, protagonistë të komedisë ‘A Million Ways to Die in the West’. Gjithashtu janë nominuar Cameron Diaz, Arnold Schëarzenegger, Adam Sandler, Nicolas Cage, Dreë Barrymore dhe Melissa McCarthy.

757 anëtarët e jurisë së Golden Raspberry Aëards, emri zyrtar i Razzie, vendosën që këtë vit të fusin një çmim për ata aktorë që më parë kanë fituar një çmim Razzie, por që me kalimin e kohës janë përmirësuar. Të nominuarit për këtë çmim janë: Ben Affleck, Jennifer Aniston, Mike Myers, Keanu Reeves dhe Kristen Stewart. Lajmi.net