Ja kush janë deputetët e PDK-së që votuan kundër themelimit të Speciales(Dokument)
Kuvendi i Kosovës nuk miratoj ndryshimin që do hapnin rrugë themelimit të gjykatës speciale.
Lajme
Përveç deputetëve të partive opozitare, shtatë deputetë të partisë më të madhe parlamentare PDK, kanë votuar kundër themelimit të kësaj gjykate, si dhe dy prej tyre kanë abstenuar.
Deputetët e PDK-së Fadil Beka, Fadil Demaku, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Xhevahire Izmaku, Rafet Rama dhe Raif Çela kanë votuar kundër ndryshimeve kushtetuese.
Ndërsa kanë abstenuar deputetja Flora Brovina dhe Nezir Çoçaj.