Ja kush është futbollisti më i besueshëm i Zidane

Marcelo luajti katër ndeshje radhazi në fillimin e sezonit të kaluar nën Julien Lopetegui, dhe dështoi ta bënte një gjë tillë gjatë kohës me Santiago Solari.

Sport

15/08/2019 17:03

Por me ardhjen e Zinedine Zidane, braziliani luajti për herë të dytë gjatë tërë sezonit katër ndeshje rresht.

Pikërisht mbrojtësi i majtë është futbollisti më i lidhur me trajnerin aktual, transmeton lajmi.net.

“Ai ka luajtur shumë pak kohët e fundit, por ai ka bërë gjëra fenomenale për këtë klub,” shpjegoi francezi.

“Ne gjithmonë kemi nevojë që Marcelo të luajë mirë, dhe ne do ta shikojmë më shumë tek luan.

“Unë e dua atë si lojtar”, përfundoi Zidane. /Lajmi.net/