Ja kush do e hapë natën e dytë të festivalit “Kënga Magjike”
Sonte mbahet nata e dytë e festivalit “Kënga Magjike 2018”.
ShowBiz
E në këtë natë do të performojnë emra të mëdhenj të cilët do ndezin skenën e Këngës Magjike, shkruan lajmi.net.
Dje ky festival ishte hapur nga këngëtarja, Anxhela Peristeri e cila ishte fituese e vitit të kaluar kurse sonte spektakli do të startojë me artistin, Kelly.
“Kam pak emocione në fillim sepse jam i pari që do të hap “Këngën Magjike” dhe shpresoj t’ja dal sa më mirë”, shprehet ai në videon e publikuar në rrjete sociale. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/tvklan/videos/1406862426111920/