Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Ja kur hapet afati kalimtar në basketbollin e Kosovës

9:25 | 10 Gusht 2020

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njoftoi të gjitha klubet se nga data 10 gusht do të fillojë afati kalimtar për basketbollistë/e të huaj dhe vendor.

Afati kalimtar do të mbyllet më 7 shtator.

Ndërkaq më 1 gusht ka filluar paraqitja e klubeve në të dy konkurrencat, si dhe për kategoritë e reja për edicionin 2020-2021. Afati i paraqitjes së klubeve për edicionin e ri do të vazhdojë deri më 20 gusht, kur është dita e fundit që klubet të regjistrohen.

Klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën elektronike: [email protected] /Lajmi.net/